Ferdinand: Ronaldo do të dështojë, nuk do të jetë i lumtur

23 shtator 2022 | 16:16

Së fundmi për gjendjen e Cristiano Ronaldos te Manchester United ka folur edhe legjenda e klubit Rio Ferdinand.

Portugezi nuk po kalon një moment të mirë, pasi të gjitha ndeshjet në kampionat po i nis nga stoli.

Po ashtu, në shtatë ndeshje që ka zhvilluar këtë sezon ka shënuar vetëm një gol nga pika e bardhë e penalltisë në Ligën e Kombeve.

Ferdinand është shprehur se duke qenë se portugezi është mësuar më statistika të tjera, ai do të dështojë dhe nuk do të jetë i lumtur.

“Cristiano do të dështojë, nuk do të jetë i lumtur. Nuk mund të bësh atë që ai ka bërë për kaq shumë kohë dhe të jesh i lumtur në stol, ose të mos marrësh shifrat që ai pret. Por ai është profesionist dhe do të jetë i fokusuar, sepse e di që do të vijë në kohën e tij. Ai nuk ka bërë parasezon, kështu që e kuptoj pse nuk po luan. Gjithashtu, Rashford po shënon dhe asiston”, u shpreh ai, sipas ‘AS’.

Ronaldo gjatë merkatos së verës kërkoi të largohej nga “Old Trafford”, por nuk kishte ndonjë ekip të nivelit të lartë që ishte i interesuar për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit…