Të jemi të bashkuar në raport me krimet serbe në Kosovë

22 maj 2019 | 08:08

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka ftuar spektrin politik të jetë i bashkuar në raport me gjenocidin serb në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ka shumë arsye që faktori politik shqiptar për këtë çështje duhet të jetë i bashkuar.

Sipas tij, askujt nuk i takon të deklarohet se mund apo nuk mund të themelohet tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në këtë drejtim.

“Iniciativa mund të jetë një vrap për merita apo ndonjë arsye tjetër. Në këtë rast nuk duhet të merrem me gjëra të tilla. Një gjë dihet, krimet e gjenocidit serb nuk janë dënuar, ato duhet të dënohen. Kjo është ajo që duhet të merremi vesh jo vetëm ne në Kosovë, por edhe drejtësia ndërkombëtare”, është shprehur Krasniqi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Gazmend Maxhuni, dhe anëtari…