Të jesh zëdhënëse e përtej

01 janar 2024 | 19:16

Të punosh në institucion publik dhe të kesh komunikim të vazhdueshëm me publikun e gjerë dhe mediat, nuk është punë e lehtë aspak.

Sfidat dhe vështirësitë janë të pashmangshme, por kur e do publikun, mediat dhe punën që bën, vullneti nuk mungon në asnjë moment.

E njohur si person i dashur, nënë e përkushtuar e dy fëmijëve dhe shumë e shoqërueshme është zëdhënësja e KRU” Prishtina” znj. Arieta Mjeku Azizi.
Përveç zëdhënëse ajo mundohet që secilit konsumator t’i ofroj çasje për të komunikuar, nuk i refuzon dhe mundohet të i kryej punë brenda kornizave ligjore.

E pyetur si si ia del të ketë energji të pashterrshme, ajo u përgjigj: “Kur gjithçka e bën me dashuri, duket e lehtë si gjethet në pemë kut bien lehtë në tokë”.
Znj.Mjeku si punëtore e përkryer tregoi për sfidat gjatë vitit 2023 që e përcollën në ndërmarrjen ku punon një kohë të gjatë:”

Dëshira për të punuar nuk më ka munguar që nga mosha 19 vjeçare. Thjesht e dua punën dhe jetoj për të punuar më shumë sesa punoj për të jetuar. Gjatë punës normalisht si çdo punëtor tjetër hasi në sfida prej më të ndryshmeve, por vullneti dhe guximi janë pjesë e pa shkëputur e karakterit tim, thjesht nuk zmbrapsem dhe nuk më tremb asgjë, pasi që çdo gjë e bëj me nder e vullnet.

Vitin 2023 e karakterizon letra e shkruajtur me dorë, atëherë kur u bëra virale në rrjete sociale, duke bërë thirrje për shkarkimin e aplikacionit e-krup në IOS dhe Android. Pastaj karakteristikë e veçantë ishin aksionet në shkyçjen e konsumatorëve ilegal në zonën e shërbimit, përcjellur me media dhe asistencë të Policisë së Kosovës, me ç’rast filloi edhe rritja e shkallës së arkëtimit.

Ajo u bë fytyra më e njohur publike në vitin 2023 dhe ne pyetëm disa nga shoqet e saj për karakteristikat si personalitet.

Pyetëm katër nga shoqet e saj dhe që të gjitha kishin mendime të njejta për të: “punëtore, person shumë i dashur, energjike, pozitive, e përkushtuar dhe jashtëzakonisht humane.
Po të rrish vetëm dy herë me të, nuk mund të shkëputesh dot nga ajo, sepse është personi me zemrën më të madhe që kemi njohur”.

Shprehja që ajo zakonisht e përdorë është: “Ruaju nga personat mosmirënjohës”.
Ndërsa shprehja që e ka udhëhequr gjatë jetës:”Ndihmo, e mira del mbi oqean, sakrifiko sepse sakrifica të bën më të fortë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se do të largojë disa…