Të martën shënohet 24-vjetori i rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj

29 maj 2023 | 13:21

Më rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, nesër, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci me bashkëpunëtorë e familjarë do të bëjnë homazhe.

Në ora 10:30 do të bëhen homazhe duke vendosur buqeta me lule në sheshin “Fehmi Lladrovci” pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina, ndërsa në ora 11:00 homazhe do të bëhen në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Po këtë ditë do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në shkollën e fshatit Baicë, të Batalionit II, Kompania E-I e Brigadës “113 Mujë Krasniqi” Z.O e Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka…