Të mëdhenjtë nuk gabojnë në Wimbledon

11 korrik 2018 | 10:46

Të mëdhenjtë e tenisit botëror nuk gabuan në ndeshjet e tyre të raundit të katërt të Wimbledonit.

Federeri, Nadali e Djokoviq u kualifikuan për në çerekfinale të turneut londinez pa hasur vështirësi. Roger Federeri eliminoi në ndeshjen e tij francezin Mannarino, duke e mundur 3-0. Seti i parë nuk kishte histori dhe Federeri e mbylli 6-0. Më të ekuilibruar ishin dy setet e tjerë që gjithsesi u fituan nga zvicerani 7-5 dhe 6-3. Nadali iu përgjigj menjëherë rivalit dhe mikut të tij Federer. Tenisti spanjoll që tashmë e ka të siguruar vendin e parë në renditjen ATP edhe në përfundim të Wimbledonit mundi Jiri vesely me rezultatin 3-0 për t’u kthyer në çerekfinalen e këtij evenimenti pas shtatë vjetësh. 6-3;6-3 dhe 6-4 ishte rezultati i seteve të fituara nga Nadali që ishte gjithnjë në kontrollin e lojës ndaj kundërshtarit të tij.

Edhe Djokoviq vazhdon të shfaqet në një formë të mirë. Ashtu sikurse dy rivalët e tij, edhe ish-numri 1 i botës fitoi me lehtësi ndeshjen e radhës, atë me Khachanovin me rezultat 3-0. Djokoviqi e nisi ngadalë ndeshjen, por arriti ta vendosë diktatin e tij duke i fituar setet 6-4;6-2;6-2 dhe në çerekfinale do të luajë me Kei Nishikorin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të…