Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

19 tetor 2021 | 21:49

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën do të nisë asfaltimi i rrugës Regjonale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Po ashtu MI ka njoftuar qytetarët se kjo rrugë do të jetë e pakalueshme deri me 23 tetor.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid e ka barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Liverpoolit…