Të mërkurën mbahet kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike në Gjakovë

19 qershor 2018 | 21:03

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se të mërkurën mbahet kuvendi zgjedhor i Rinisë së PDK-së në këtë komunë. 

Postimi i plotë i tij:

Pas një procesi demokratik të gjërë, me një rini në rritje, përfunduam kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Rinisë Demokratike në komunen e Gjakovës. 

I falënderoj të gjithë të rejat dhe të rinjët për angazhimin, kontributin dhe entuziazmin e tyre në Dekadën e re për PDK-në dhe Kosovën!

Gjatë këtij procesi Partia Demokratike e Kosovës është pasuruar me qindra anëtar të rinjë. Më këtë interesim të të rinjëve na jep me kuptu se ne duhet të jemi më të angazhuar dhe t’i vazhdojmë proceset e nisuruar deri në fund. 

Falë lidershipit të Partisë Demokratike të kryetarit Veseli ne garantojmë që do jemi prijës të zhvillimeve demokratike në vend. 

Andaj të dashur të rinjë, si rezultat i punës tuaj, nesër (e mërkurë) më 20.06.2018 do të mbahet kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike dega në Gjakovë në Hotel “President”.

Nga ora 13:00 deri në ora 14:00 bëhet regjistrimi i kandidatëve, ndërsa pjesa solemne fillon në ora 14:00.

Të dashur të rinjë, nesër me ne, me #DekadëneRe do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike z.Kadri Veseli, thuhet në njoftimin për media të kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Gjakovë Hajdar Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e…