Të paktën 12 të vdekur pas sulmit xhihadist në një bazë ushtarake në Somali

10 qershor 11:52

Të paktën 12 persona janë vrarë, kur një bazë ushtarake në Somali u sulmua nga anëtarët e grupit xhihadist Shebab.

Anëtarët e grupit xhihadist të armatosur me armë të rënda sulmuan bazën, afër qytetit të Baidoa, tha Mahad Ali, një oficer i forcave të armatosura Somaleze, në Agjencinë Gjermane.

Banorët në Baidoa raportuan se kishin dëgjuar shpërthime dhe shkëmbime zjarri për orë të tëra.

Një njësi e ushtrisë etiopiane, e cila është pjesë e misionit të Bashkimit Afrikan në Somali, nxituan për të mbështetur ushtarët somalezë dhe përfundimisht sulmi xhihadist u zmbraps, sipas Mahad Ali.

Al-Shebab mori përgjegjësinë për sulmin në stacionin radio Andalus.

Somalia po përballet me një krizë të thellë politike dhe përplasjet kanë shpërthyer midis fraksioneve politike rivale për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas vlerësimeve të KB, midis 60,000 dhe 100,000 njerëz në kryeqytetin, Mogadishu, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga 25 Prill për shkak të dhunës dhe një klime frike.

Shebab po përfiton nga kriza politike dhe po përpiqet të nxjerrë përfitime territoriale duke përshkallëzuar sulmet e saj ndaj vendit në Bririn e Afrikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka kërkuar…