Të paktën 15 të vdekur në një aksident treni në Pakistan

06 gusht 2023 | 13:22

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur kur një tren doli nga shinat në Pakistanin jugor.

Pasagjerët e lënduar janë dërguar në spitalet e afërta, raportoi “Geo.TV”. Ekipet e shpëtimit të ushtrisë janë thirrur për të ndihmuar.

Një emergjencë është shpallur në spitalet kryesore në Nawabshah dhe rrethet fqinje të Sindhit.

Ministri Federal për Hekurudhat dhe Aviacionin Khawaja Saad Rafique citohet nga media lokale të ketë thënë se zyrtarët fillimisht do të fokusohen në përpjekjet e shpëtimit përpara se të hetojnë shkakun e aksidentit, raporton “BBC”.

Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit nuk janë të rralla.

Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra.

Midis 2013 dhe 2019, 150 njerëz vdiqën në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Krahu i Shqiponjës”, ka thirrur këtë të diel një…