Të përqëndrohemi në ndeshjen ndaj Leverkusenit

30 maj 2020 | 22:48

Trajneri i Bayern Munchen, Hans Flick nuk e ka fshehur gëzimin e fitores së skuadrës së tij me rezultatin 5-0 ndaj Fortuna Dyseldorfit.

Pas fitores së radhës, ai kërkoi që ekipi të përqëndrohet te ndeshja me Bayer Leverkusenin, një kundërshtar serioz këtë sezon.

“Gjatë kësaj jave arritëm maksimumin e lojës sonë kundër Dyseldorfit, i cili na vuri disa herë në vështirësi. Por, ekipi jonë tregoi mentalitet të fortë dhe pas ndeshjes me Borussia Dortmundin. Pas një fitoreje të tillë 5-0, një trajner ka shumë pak gjëra për të bërë. Kemi vetëm dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Bajer Leverkusenit”, deklaroi tekniku gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka…