Të premten në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë

21 korrik 2021 | 19:15

Pasnesër (e premte, 23 korrik), me fillim nga ora 10.00, në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe çelet ekspozita “Vullkani i republikës” e përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Në këtë panair do të paraqiten mbi 1 000 tituj të librave të ri dhe mbi 1 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

Gjatë ditëve të panairit të librit do të shënohen edhe këto aktivitete:

Punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtua;

Lexime të tregimeve të shkurtra për fëmijë;

Promovim të katalogut dhe çeljes të ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”

Lexime të poezive dhe të përrallave për fëmijë;

Dhurim të librave, nga individë dhe botues, për bibliotekat e shkollave të komunës së Fushë-Kosovës.

Panairi organizohet tri ditë me radhë (më 23, 24, 25 korrik), me fillim nga ora 9:00 deri në orën 23.00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në bazë të planifikimit njofton se nesër,…