Të premten promovohet libri më i ri i shkrimtarit Fahredin Shehu

18 nëntor 2019 | 12:28

Shkrimtari i njohur nga Kosova, Fahredin Shehu, më 22 nëntor do ta bëjë promovimin e librit “Palankin”, i cili mban përmbledhje të poezive.

Promovimi i këtij libri do të bëhet në Galerinë Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Shkrimtari Shehu ka një krijimtari të bujshme letrare. Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.

Fahredin Shehu është themelues edhe drejtor ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili organizohet tash e disa vite në Komunën e Rahovecit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka blerë…