Të premten shqyrtohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

12 gusht 2020 | 16:34

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur të mërkurën një mbledhje në mënyrë elektronike (virtuale), nën drejtimin e kryetares Vjosa Osmani.

Në këtë mbledhje, Kryesia ka shqyrtuar propozimin e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Pas diskutimeve, Kryesia ka vendosur që formimi i këtij komisioni të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e të premtes, më 14 gusht 2020.

Sipas vendimit të seancës së datës 7 gusht, pikë e parë rendit të ditës së seancës së të premtes, do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, seanca do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike  Covid-19. Në vazhdim të mbledhjes, Kryesia është njoftuar me ecurinë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti dhe për herë të parë të kryesuar nga Kosova.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur…