Të rrezikshmet e Europës, zbulohen 18 gratë më të kërkuara nga Europol (Foto)

19 tetor 2019 | 13:42

Agjencia europiane e policisë së antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.  “Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, tha zëdhënësja e Europolit,  Tine Hollevoet.

Të dyshuarat akuzohen për vrasje, trafik qeniesh njerëzore ose droge. Në fotogaleri i gjeni të gjitha./shqip

Angelina Sacjuka vrau një grua

Kristi Amberg, trafikante droge Estoni

Adilet Shakirgazieva, grabitëse

Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza

Jessica Edosomwan, drejton nje rrjet prostitucioni ne France

Iveta Tancosova, tutore prostitutash

Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi

Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese pronash

Ildiko Enderle, tutore prostitutah

Hilde Van Acker, ekzekutoi një burrë

Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh

Dorota Kaźmierska, ekzekutoi burrin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale do ta intervistoj zyrtarin e vjetër të Vetëvendosjes,…