Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

12 qershor 2018 | 18:59

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Lajmin për “Radion Evropa e Lirë” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, duke shtuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave, ndërkaq Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkushtimi i Koresë Veriore për denuklearizim është shenjë se lideri…