Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një person në afërsi të gjykatës

25 maj 2023 | 14:59

Të enjten rreth orës 12:00 një person është plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit që e kishte me kryeministrin Albin Kurti, komisionari…