Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, plagoset një person

12 qershor 2022 | 21:52

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

SI pasojë e këtyre të shtënave me armë i plagosur ka mbetur një person.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00 është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.

Personi i plagosur në këtë rast është dërguar në QKUK, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim  për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin…