Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të plagosur e tre të arrestuar

15 shkurt 2024 | 23:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevdi Dërnjani, një njeri vërtet shembull qoftë në sjelljet dhe…