Të shtëna me armë zjarri në Radhimë të Vlorës, dyshohet për një të plagosur

04 korrik 2022 | 13:37

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në Radhimë të Vlorës.

“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri”, ka njoftuar policia.

Sipas burimeve për abcnews.al dyshohet për një të plagosur, ndërkohë policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të lënduar.

“Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka zyrtarizuar transferimin e Kalvin Phillipsit. 26…