Të shtunën grumbullohet Kosova U16

21 janar 2021 | 11:27

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve.

Përzgjedhësi i Kosovës U16, Dritëro Sefaja, ka përzgjedhur 40 lojtarë për këtë grumbullim, që do të ndahen në dy grupe, me nga 20 lojtarë. Nga ora 12:00 deri në ora 13:30 do të grumbullohen 20 lojtarët nga grupi i parë, kurse nga ora 13:30 deri në ora 15:00 grupi i dytë. Të gjithë basketbollistët duhet të jenë të pranishëm në fushë 30 minuta para fillimit të stërvitjes.

Kosova është organizatore e Evropianit të Divizionit C për meshkuj U16 që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë. Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se…