Të shtunën në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

20 qershor 2018 | 11:38

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, të shtunën fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në orën 24:00 dhe do të zgjas tri ditë me radhë.

Ai ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t’i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të publikohen rezultatet e testit të maturës. Ministria…