Të shtunën testohet sistemi i alarmit publik në Prishtinë

02 qershor 2022 | 16:53

Komuna e Prishtinës të shtunën do të bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.

Sipas njoftimit të kësaj komune, testimi do të bëhet në ora 12:05 dhe tingulli do të jetë i njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda” ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se…