“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aktivitet para zyrës së BE-së

01 korrik 2022 | 12:21

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mosliberalizimin e vizave.

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, ka theksuar se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojnë BE-së se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.

“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, ka thënë ai./Ksp/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë konfirmuar edhe 167 raste të reja me Covid-19 në…