‘TEB’-i ia dhuron ShSKUK-së dhjetë pompa infuzive

14 korrik 2020 | 16:05

Përfaqësues të bankës “TEB”  kanë dhuruar donacion për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 10 copë shiringa-pompa infuzive ( perfuzomat) në vlerë të 5 500 eurosh.

Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e “TEB”-it për këtë donacion.

“Kemi pranuar 10 copë shiring pompa të cilët janë të nevojshme për pacientë të shtrirë në klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Të tilla kemi me qindra në klinikat tona, por edhe ky donacion do të na shërbejë shumë. Profesionistët shëndetësorë do të vlerësojnë se për ku do të jenë të nevojshme këto shiring pompa”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërsa Orcun Ozdemir, drejtor i përgjithshëm i bankës “TEB”, ka thënë se ky është donacioni i radhës, ka ndodhur në kuadër të bashkëpunimit që është krijuar.

Ai ka premtuar se do të vazhdojnë ta mbështesin ShSKUK-në me donacione të tjera.

(F.D/ Epoka e re)

Image may contain: one or more people, people sitting, screen and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka biseduar të…