TEB-i vazhdon të mbështesë FBK-në

10 tetor 2018 | 17:22

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe në të ardhmen do ta ketë mbështetjen e Bankës TEB. Kontrata e sponsorizimit në mes TEB-it dhe FBK-së është nënshkruar të mërkurën në një ceremoni solemne.

“Për bankën TEB është nder dhe kënaqësi të përkrahim Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës materialisht duke sponsorizuar Përfaqësueset e Kosovës, por ajo çka është më e rëndësishme është se si futbolli, ashtu edhe basketbolli kanë nevojë për përkrahjen e shikuesve në numër sa më të madh, sepse me të vërtetë e meritojnë një përkrahje të tillë. Ne edhe në të kaluarën i kemi mbështetë të dyja Federatat, më saktësisht Përfaqësueset e Kosovës, si në futboll, ashtu edhe në basketboll, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke marr parasysh interesimin e madhe të të gjithëve për këto dy sporte. Unë uroj që Përfaqësueset e Kosovës në futboll dhe basketboll të arrijnë të shënojnë rezultate sa më të mira”, ka thënë Orcun Ozdemir, drejtor i Përgjithshëm i Bankës TEB.

Ndërsa kryetari i FBK-së, Arben Fetahu e falënderoi TEB-in për mbështetjen që po i jep basketbollit të Kosovës. “FBK-ja i është mirënjohëse bankës TEB për mbështetjen e vazhdueshme në forma të ndryshme për disa vite radhazi. Ne e kemi filluar bashkëpunimin me TEB-in kohë më parë nëpërmjet sponsorizimit të ligave të kategorive të reja, ndërsa më pas e kemi vazhduar me Përfaqësueset e reja të Kosovës, dhe tani në tri vitet e fundit me Përfaqësuesen A të Kosovës. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi një partner kaq të fortë si banka TEB, e cila na është gjendur gjithmonë pranë në forma të ndryshme, pra jo vetëm në ato materiale, por ka pasur raste kur drejtori Orcun Ozdemir ka udhëtuar me Përfaqësuesen e Kosovës vetëm për ta mbështetur dhe kjo për ne do të thotë shumë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të shënojmë rezultate sa më të mira dhe kështu do ti bëjmë të gjithë krenar”, ka thënë Fetahu.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, i cili deklaroi: “Sigurisht se për ne, pra për Përfaqësuesen e Kosovës është motivim kur e kemi përkrahjen financiare të bankës TEB. Unë dhe bashkëlojtarët do të përpiqemi sa më shumë të luajmë sa më mirë dhe kështu të arrijmë rezultate pozitive në parakualifikimet për ‘Eurobasket 2021’”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë është organizuar paradë për përkrahje të këtij…