“Tehno Burimi” do të marrë përsipër ndërtimin e dy urave mbi lumin Lushta

25 janar 2023 | 12:23

Kryetari i komunës së Mitrovicë, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim afaristin mitrovicas, Burim Fazliu, pronar i kompanisë “Tehno Burimi”.

Në këtë takim është biseduar lidhur me situatën aktuale të Komunës së Mitrovicës pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ku kanë lënë dëme të shumta jo vetëm në ekonomi familjare, biznese, bujqësi, por edhe në infrastrukturën publike.

Me këtë rast, kompania “Tehno Burimi” me pronar Burim Fazliu ka shprehur gatishmërinë të mbështesë komunën me ndërtimin e dy urave mbi lumin Lushta, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.

Kryetari Hamza ka falënderuar afaristin mitrovicas Fazliu për iniciativën e tij që t’i dalë në ndihmë komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, i është bashkuar Stoke Cityt…