Tejkaloi shpejtësinë, dënohet me 150 euro dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

23 gusht 2023 | 11:11

Policia dje në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë ka hasur në një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 kilometra në orë, duke vozitur me shpejtësinë 98 kilometra në orë.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

“Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…