Tejkalon shpejtësinë: Kosovarit në Zvicër i merret leja atë ditë që e kishte fituar atë

29 tetor 2022 | 22:26

Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer. Janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, shpejtuesit u ndaluan ndërsa njëri prej tyre kishte fituar patentshoferin atë ditë.

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej  80 km/h, ka njoftuar policia të premten.

18-vjeçari kosovar nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung. Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferi me vete, pasi kishte kaluar testin e ngarjes po atë ditë. Por, policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rangimi me tre shifra kaloi në atë dyshifror. Të…