Teknologjia zgjidh rastin e dyshimtë të ndeshjes Real – Barcelona

22 prill 2024 | 14:50

Canal+ dhe beIN përdorën teknologjitë e tyre 3D për të analizuar imazhet e disponueshme të asaj që ndodhi në “Klasiken” Real-Barça dhe të dyja kanalet arritën në të njëjtin përfundim: topi nuk e kaloi plotësisht vijën e portës, kështu që arbitrat nuk e akorduan me të drejtë.

Në të dyja analizat shihet se si topi ka hyrë pothuajse i tëri, por jo në të gjithë perimetrin e tij, gjë që është e nevojshme për dhënien e golit.

Reali mposhti 3-2 Barcelonën, duke e rritur në +11 diferencën me katalanasit dhe duke vulosur titullin kampion kur duhen dhe 6 ndeshje nga fundi i kampionatit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi është…