Telefonat e mençur më të sigurt për realizimin e transaksioneve të kriptovalutave

28 korrik 2018 | 20:56

Sipas gjigantit koreano-jugor Samsung, telefonat inteligjentë janë pajisjet më të sigurta për transaksionet e kriptovalutave.

“Jaxx” dhe “Blockchain” janë aplikacionet që shumica e përdoruesve të kriptovalutave i shfrytëzojnë për të dërguar dhe pranuar pagesa në asetet dixhitale.

Shumica e telefonave kanë një ambient të quajtur TEE, i cili operon në një hapësirë të izoluar nga pajisje me memorien dhe hapësirën e saj.

Në një skenar sulmi kibernetikë, hakerët e kanë të pamundur të hyjnë në TEE për të vjedhur të dhëna si çelësa privatë për kriptovalutat, sepse TEE është i pavarur nga pajisja, ndërsa te kompjuterët, hakerët me lehtësi mund të hyjnë në një hardisk dhe të vjedhin informacione me vlerë përfshirë edhe ato të portofolëve, pëcjell Telegrafi.

Ambientet e TEE-së kanë bërë gjithashtu progres duke përpunuar deri në 2,480 transaksione në sekondë.

Kujtojmë se platforma “EOS” arriti të kryente 2,822 transaksione në sekondë duke lënë pas të gjitha kriptovalutat e tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistët e Kosovës U18 janë kualifikuar në finale të Kampionatit…