Telekomi i Kosovës raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor

13 dhjetor 2023 | 23:42

Telekomi i Kosovës ka regjistruar fitim 5.9 milionë euro neto, në periudhën janar-nëntor të këtij viti. Kështu u bë e ditur në tryezën e rrumbullakët me temën “Telekomi raporton për një vit të suksesshëm, investime, ristrukturim, borxhe minimale”.

Në takimin e fundvitit me gazetarë, kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana ka theksuar se janë duke punuar për të ngritur kulturën dhe përgjegjësinë korporative. Sipas saj, fitimet janë duke u kthyer në investime teknologjike modernizim të rrjetit.

Gjithashtu Hana ka deklaruar se janë duke u ballafaquar me sanimin e pasojave negative të kontratave të dëmshme nga e kaluara.

Kurse, drejtori teknik, Halil Krasniqi derisa ka treguar për projektet investive në Telekom, ka deklaruar se nga 2015-ta e deri në këtë vit ka pas zero investime teknologjike në këtë institucion. Sipas tij, është duke u punuar dhe investuar në këtë drejtim.

“Gjendja teknologjike deri në janar 2023 prej vitit 2015 Telekomi nuk ka ndarë asnjë investim teknologjik. Jemi ballafaquar me kapacitete të pamjaftueshme teknologjike në orët më të ngarkuara me trafik në disa stacione bazë”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai vuri në pah se është duke u punuar në modernizimin e rrjetit me teknologji të fundit.

Shefi kryesor i financave dhe thesarit, Feim Kelmendi ka thënë se edhe gjatë vitit 2023 ky institucion ka vazhduar të ketë përmirësim të financave.

“Edhe gjatë vitit 2023 ka vazhduar përmirësimi i rezultateve financiare. Te të hyrat ka rritje stabile për rreth 5 për qind çdo vit”, ka deklaruar Kelmendi. Ai ka thtnë se Telekomi i Kosovës është një ndër kontribuuesit e mëdhenj në buxhetin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën…