Ten Hag: CR7 nuk është i palumtur, nuk e futa në lojë për shkak të respektit

05 tetor 2022 | 15:24

Erik ten Hag është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon në konferencë për shtyp para lojës me Omonia Nicosia.

Trajneri i Manchester Unitedit insiston se ylli portugez nuk është i palumtur, siç u raportuar këto ditë, ndërsa e ritheksoi vendimin e tij për të mos e futur në lojë portugezin në humbjen turpëruese nga Manchester City (3-6), për të mos e ulur dhe nënvlerësuar karrierën e pasur të.

“Ndeshja kundër Manchester Cityt ishte mjaft e vështirë. Si gjithmonë, e kemi analizuar, por tash duhet të shikojmë përpara. Cristiano Ronaldo? Nuk e shoh të palumtur. Është duke u ushtruar mirë dhe është i lumtur që është këtu. Kam preferuar të mos e inkuadroj në lojë kundër Manchester Cityt për shkak të respektit, pasi ishim 4-5 gola në disavantazh. Kjo s’ka të bëjë aspak me të ardhmen e tij”, ka thënë Ten Hag.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Mitrovicë, Gëzim Stavileci, së…