Ten Hag kërkon shitjen e Ronaldos në janar

24 tetor 2022 | 12:21

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka kërkuar shitjen e Cristiano Ronaldos.

Sipas raportimit nga “The Mirror”, trajneri i “Djajve të Kuq”, do jetë i lumtur nëse Ronaldo largohet në afatin kalimtar të dimrit.

Ronaldo është duke kaluar në një periudhë aspak të mirë këtë sezon, duke u përjashtuar edhe për ndeshje në kuadër të ligës.

E sjellja e tij po ndikon që drejtuesit e klubit të kërkojnë ekip për të në merkaton e janarit.

Kujtojmë që ylli portugez kërkoi largimin nga “Old Trafford” në afatin e verës, por asnjë ekip nuk ishin të gatshëm të marrin shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin…