“Tension për Asociacion”

27 shkurt 2023 | 13:31

Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “Tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.

Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Vuçiq janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.

May be an image of 4 people and people standing

“Ajo që shihet në ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, ka thënë Molliqaj, teksa tha se shefi i ekzekutivit, me nënshkrimin e Asociacionit do të shkel vullnetin e 200 mijë qytetarëve.

May be an image of 4 people and people standing

“Nuk është se ne duam ta kundërshtojmë këtë marrëveshje, por ajo nuk ka njohje në qendër, as njohjen e 5 vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, vetëm Asociacionin. Kurti e ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër Asociacionit dhe të gjithë aktivistëve që kanë protestuar kundër. Diçka që s’është bërë për 7 vite, kryeministri Kurti po e bën”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka vlerësuar se humbja në…