Xavi: Ishte ndeshja me e keqe e sezonit

27 shkurt 2023 | 13:27

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka vlerësuar se humbja në fundjavë nga Almeria ka qenë ndeshja me e keqe e sezonit nga Barça.

“Ishte ndeshja më e keqe e sezonit. Jam tejet i zemëruar, nuk ka arsyetim dhe dua t’i kërkoj falje tifozëve. Nëse nuk ndryshojmë në aspektin psikik do të na kushtojë në fund me titull. Humbëm një rast të artë, nuk e kemi fituar ligën që tre vite. Nuk e kuptoj. Do të ngrihemi sërish, por nuk do ta fitojmë ligën në mënyrë të rehatshme. Do të garojmë me Real Madridin, fituesin e fundit të ligës dhe Ligës së Kampionëve”, ka thënë Xavi. Barcelona mbetet lider në tabelë me 59 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi që renditët në pozitën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mialim Zeka, ka thënë se…