Daut Haradinaj takon vëllaun e vëllezërve Gërvalla: Njerëz të tillë janë motiv për të vazhduar rrugën e kombit

23 qershor 2026 | 11:36

Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Gjenevë me veprimtarin e çështjes kombëtare Hysen Gërvalla, vëllain e heronjve Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka vlerësuar Hysen Gërvallën si një figurë të rëndësishme të veprimtarisë kombëtare, duke theksuar kontributin e tij ndër vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të rrallë janë njerëzit që një jetë ia kushtojnë atdheut, dhe të tillët janë motiv për të vazhduar rrugën e pakthyeshme të zhvillimit të kombit tonë, kudo që jetojmë.

Baca Hysen Gërvalla mbetet ikonë e vlerave kombëtare, i cili për dekada kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Ishte një ndjenjë e papërsëritshme takimi me të në Gjenevë.

Dugagjini dhe mbarë familja e tij, me krenari e mbajnë flakadanin e krenarisë shekullore të Bacës Hysen.

Bashkë me Arsimin dhe Bujarin, ndamë disa momente me Bacën Hysen dhe familjen e tij.

Gjithmonë krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një letër të…