Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

31 janar 2019 | 11:30

Teksa ministrja e re e Financave e Shqipërisë, Anila Denaj, ka marrë fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, me argumentin se ajo duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

Por ministrja Denaj ka vijuar fjalën e saj, raporton “TCh”.

Më herët kryetari i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij është shprehur se opozita kërkon Qeveri kalimtare për zgjidhjen e krizës, pasi sipas tij qeveria socialiste është e kapur nga bandat kriminale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulohet shkalla e dëmtimit të sulmuesit Neymar. Sulmuesi brazilian, ashtu…