Tensionimi i situatës në veri, reagon Lutfi Haziri

26 maj 2023 | 15:51

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe durim, duke mos lejuar që gracka politike të bëhet humnerë.

“Përkitazi me gjendjen në komunat veriore të Mitrovicës: Ne duhet të përmbahemi e me durim ta përballojmë gjendjen e trazuar me porosinë që të mos provokoheni dhe mos lejoni që gracka politike të bëhet humnerë!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të…