Izmir Zeqiri hyn në zyrën e kryetarit në komunën e Zubin Potokut (foto)

26 maj 2023 | 15:46

Edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të futet në objektin e komunës që udhëheq.

“Dukagjini” ka transmetuar pamjet  “live” ku shihet Zeqiri në zyrën e kryetarit.

Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma armësh, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.

Turmat e njerëzve janë mbledhur para komunave në veri të Kosovës, pasi në qytete janë dëgjuar sirenat.

Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar për…