Tentohet rrëmbimi i një vajze në Prishtinë, i dyshuari ia kërcënoi me pistoletë babanë dhe vëllanë

09 gusht 2022 | 08:49

Një rast “rrëmbim në tentativë” ka ndodhur dje në Prishtinë. Një vajzë është tentuar të futet me forcë në veturë nga një person i gjinisë mashkullore.

“Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM NË TENTATIVË/Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Hasan Bello Një nga llojet e bibliotekave që kanë…