Tentoi të fuste duhan ilegalisht, kapet nga dogana

01 janar 2024 | 17:05

Zyrtarët e doganës në pikën kufitare Vërmicë, kanë zbuluar një rast të tentim kontrabandës me duhan.

Ata kanë gjetur 145 kilogram duhan në një automjet me vetura të Republikës së Shqipërisë.

“Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Më pas, ai është selektuar për një kontroll më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës”, shkruan në kumtesë.

“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës”.

Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 të…