Ter Stegen: Dua të jem portieri i parë në Kombëtare

09 shtator 2019 | 13:56

Marc-Andre Ter Stegen ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Barcelonës, por kjo nuk ka mjaftuar që të shndërrohet në portierin e parë të kombëtares gjermane pasi titullari vazhdon të jetë Manuel Neuer.

“Natyrisht kjo situatë po më çmend. T’i jep më të mirën nga vetja dhe nuk je aty ku dëshiron. Dua të jem i suksesshëm dhe objektivi i madh që unë kam, është të jem portieri i parë për kombëtaren time. Por, jo me çdo kusht, unë dua ta shikoj veten time në pasqyrë dhe të them se kam punuar gjithmonë me ndershmëri. Nuk është aspak e lehtë, por durimi është pjesë e të qenit futbollist. Ka raste kur duhet të presësh”, ka thënë Ter Stegen.

“Nuk pendohem aspak që u largova drejt Spanjës. Përvoja e të luajturit jashtë vendit, më ka bërë akoma më të fortë si futbollist”, ka deklaruar Ter Stegen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Lulzim Shoshi, i…