Ter Stegen: Nuk dorëzohemi në garë për titull

13 shkurt 2024 | 14:16

Marc-Andre ter Stegen u kthye për të luajtur për Barçën pas operacionit të tij në shpinë. Portieri gjerman kundër Granadës ka pësuar tre gola, por e ka shpëtuar disa herë të tjera Barcelonën për të mos pësuar me shumë gola. Kapiteni ka thënë se Barcelona nuk dorëzohet në garën për titull në La Liga.

“Sezoni është i gjatë. Është diçka që varet nga ne nëse mund të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur deri në fund. Do të luajmë kundër Realit, kundër Gironës dhe kemi mundësi të rikuperojmë pikë. Por duhet të përmirësohemi ndjeshëm, duhet të fokusohemi te vetja. Titulli në La Liga është i vështirë, ka ekipe me shumë personalitet dhe asnjë ndeshje nuk është e lehtë për t’u fituar. Klasifikimi na dënon të jemi aty ku jemi, por nuk tregon plotësisht realitetin”, ka thënë Ter Stegen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me…