Tërmet i fuqishëm në Alaskë, paralajmërim për cunami

30 nëntor 2018 | 20:17

Një paralajmërim për cunami është dhënë në gadishullin jugor Kenai në Alaskë, pas një tërmeti me magnitudë gati 7 shkallë rihter që goditi këtë pjesë ditën e sotme.

Televizioni KTWA është larguar nga transmetimi për shkak të tërmetit, dhe redaktorja e lajmeve Trejsi Sabo ka thënë për CNN se shumë nga mjetet e tyre janë rrëzuar nga raftet.

Paralajmërimi për mundësi të cunamit thotë se rreziku i një cunami të mundshëm po vlerësohet, e të dhëna tjera do të vijnë në lajmërime tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët afganë kanë thënë se përleshjet në mes të dy…