Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

21 shtator 2019 | 18:06

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur sot në Shqipëri.

Sipas raportimeve të para epiqendra ishte në Durrës. Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.

Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se forcat e emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.

“Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terrën për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë. Për çdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:

Policia e shtetit ☎ 129,

Policia Bashkiake ☎ 042419465,
Zjarrfikesja ☎128,

Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e…