Tërmet në Napoli, banorët e kalojnë natën jashtë

03 tetor 2023 | 08:44

Një tërmet, me magnitudë 4, është regjistruar në orën 22:08 të ditës së djeshme në Napoli, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Mësohet se epiqendra ishte në kufirin midis komunës Pozzuoli dhe Agnano, një fshat i Napolit. Në mesin e njerëzve që dolën në rrugë kishte shumë frikë, ndërkohë që shumë prej tyre fjetën jashtë apo në shtëpitë e të afërmve.

Disa banesa të vjetra kanë pësuar dëme, por pa pasoja të rënda. Ndërkohë qarkullimi hekurudhor në zonë ka rifilluar në mëngjes.

  • foto galeri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mishi i kuq (sidomos mishi i përpunuar) ka një reputacion…