Tërmeti 4.6 ballë dridh Elbasanin dhe disa qytete të Shqipërisë

24 shtator 2020 | 11:31

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka tromditur disa qytete të Shqipërisë.

Tërmeti është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Fier, Tiranë, Peqin, Kavajë, Rrogozhinë, Berat etj.

Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 ndërsa epiqendra ishte 27 kilometra nga Elbasani,në kufirin ndarës me Lushnjën.

Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter që e kishin epiqendrën në afërsi të Peqinit.

Ende nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale. Por si pasojë e lëkundjeve qyetarët kanë përjetuar panik dhe frikë e madje disa prej tyre kanë dalë jashtë pavarësisht reshjeve të shiut.

Kujtohmë se 1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4.

Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima, nga 51 jetë të humbura që shënoi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë zëvendësues…