Tërmeti 6.5 shkallësh i riterit trondit ShBA-në

01 prill 2020 | 08:50

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës riterit ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti i regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho. Sipas mediave amerikane, lëkundjet ishin të forta, por nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme. Pak më vonë u regjistrua edhe një paslëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 të shkallës rihterit. Departamenti i Policisë bëri me dije se nuk ka telefonata për ndihmë. /tch/

https://www.youtube.com/watch?v=NviuSl7-Oac

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e  pandemisë së COVID 19 po vijon me ritme…