
Tërmeti godet Greqinë
28 shkurt 2021
| 15:44
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë sot në mesditë.
Epiqendra ishte në Detin Jon në afërsi të zonës Elies.
Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 2 km nëntokë dhe lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Patras.
Mediet greke kanë shkruar se nga tërmeti nuk ka persona të lënduar.