Tërmeti me magnitudë 6.5 godet ishullin ‘Java’ të Indonezisë, katër të lënduar

28 prill 2024 | 15:09

Katër persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballësh që goditi Ishullin Java të Indonezisë.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG), ka thënë se epiqendra e tërmetit ishte rreth 150 kilometra në jug të qytezës Garut në Javën Perëndimore, në një thellësi prej 68.3 kilometrash nën sipërfaqe.

Disa ndërtesa janë dëmtuar gjithashtu nga tërmeti, raportojnë mediat lokale.

Indonezia përjeton tërmete të shpeshta pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një brez tektonik vullkanesh dhe tërmetesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 maj, datë kjo që llogaritet të jetë ditëlindja…